Koronavirusi i ka marrë jetën në moshë të re një infermiereje nga Kërçova e Maqedonisë së Veriut.
Si pasojë e sëmundjes ka humbur jetën Lindita Alimi, 28-vjeçe, e cila ishte konfirmuar me COVID-19, varianti “Delta” i cili i shkaktoi kompli*kacione të rënda në organizëm. Lajmi bëhet i ditur në një postim të “Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë” në Facebook.
“Nderron jete ne moshe te re Infermierja. Lindita Alimi 28 vjece nga Kerçova, Maqedonia e Veriut. E prekur nga covid-19 nuk mundi ta fitonte bet*ejen me armikun vde*kjeprures. Shoqata e Infermiereve te Shqiperise i shpreh ngushellime te perzemerta familjes dhe kolegeve te Lindites”, shkruhet në postim.