“Njoftojmë të gjithë qytetarët e Gostivarit me rethinë se gjendja në spitalin e Gostivarit me numrin e pacientëve të infektuar me virusin Covid 19 është alarmante. drejtori i spitalit Dr. Jakup Jakupi së bashku me personelin mjeksorë gjatë vizitës ne kovid qendrat ne kuadër të spitalit , konstatuan gjendjen e rrendë dhe alarmante, dhe në kordinim me ministrin e shëndetsisë analizuan mundësitë që sipas nevojës disa pacientë të transferohen edhe në disa institucione tjera më të afërta shëndetsore”, njoftojnë nga menaxhmenti i Spitalt.
“Apelojmë tek të gjithë qytetarët, pacientët e hospitalizuar dhe tek familjarët e të hospitalizuarve që sa më pak të jenë të pranishëm mbrenda objekteve dhe hapsirave ku gjenden familjarët e tyre pasi egziston mundësija që të infektohen me Virusin vdekjeprurës dhe në të njejtën kohë i LUSIM të gjithë që të jenë më të kujdesshëm me sjelljen e tyre ndaj personelit mjeksorë pasi që jo korektësija dhe shellja jo e duhur e tyre pengon personelin e spitalit të bën punën e tyre”, vijon njoftimi.
Gjendja momentale e pacientëve të hospitalizuar është me sa vijon: Reparti i Infektologjisë dhe objekti modularë – kapaciteti 63 shtretër spitalorë ku për momentin 63 pacientë të hospitalizuar nga të cilët 40 pacientë janë me oksigjen.Reparti Internistik – kapaciteti 30 shtretër spitalorë ku për momentin ka 30 pacientë të hospitalizuar nga të cilët 15 pacientë janë me oksigjen. Reparti Neuropsihiatrik – kapaciteti 15 shtretër spitalorë ku për momentin të hospitalizuar ka 15 pacientë nga të cilët të gjithë 15 pacientë janë me oksigjen. Gostivari Sot