Një foshnje një vjeçe në Dibër është prekur nga koronavirusi dhe se ajo po trajtohet në spitalin e këtij qyteti.
Mentor Mela, udhëheqës i njësisë së Qendrës së Shëndetit Publik ka theksuar për MIA se numri i të infektuarëve po rritet dhe se në ditë po regjistrohen mesatarisht nga 10 raste, përcjell INA.
Sipas tij, numri më i madh i të prekurve janë moshat prej 20 deri 40 vjeç. Ndërsa pacienti më i ri që është prekur është një foshnje një vjeçe.
Drejtori i Spitalit të Dibrës, Baki Alili ka theksuar se e vetmja gjë mbetet vaksinimi dhe se sipas tij, çdo ditë po kryhen së paku 200 vaksinime. Në Dibër deri tani janë 195 raste aktive, mbi 150 në izolim shtëpiak. Në spitalin e qytetit janë në trajtim 33 pacient, 29 prej të cilëve me përkrahje oksigjeni. (INA)