Ballina Bota Erdogan këmbëngul: Nuk do të pranojmë refugjatë nga Afganistani

Erdogan këmbëngul: Nuk do të pranojmë refugjatë nga Afganistani

Presidenti turk këmbëngul në qëndrimin e tij për emigracionin. Rexhep Tayip Erdogan ka theksuar edhe njëherë se vendi i tij nuk do të presë refugjatë nga Afganistani.

Në fjalën e tij, Erdogan tha se Turqia nuk mund të strehojë refugjatë të tjerë pasi tashmë ka marrë rreth pesë milionë.

Duke folur për talebanët, Presidenti turk tha se mesazhet që ata dërgojnë janë optimiste, por gjithashtu kanë nevojë për hapa të qartë nga ana e tyre.

Në të njëjtën kohë, zëdhënësi i presidencës turke, Ibrahim Kalin, tha se operacioni për largimin e ushtarëve turq ishte duke u zhvilluar.

Siç sqaroi ai, të gjithë ushtarët turq do të jenë larguar brenda 36 orëve. Gjithashtu, ai tha se janë marrë masa për të parandaluar kalimet nga Irani. g.v/abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews