Ballina Kronika Vrasja e 14-vjeçares në Shkup, Turqia pranon kërkesën për ekstardimin e autorit

Vrasja e 14-vjeçares në Shkup, Turqia pranon kërkesën për ekstardimin e autorit

Vrasësi i 14-vjeçares Vanja Gorcevka nga Shkupi, Ljupço Palevski do të ekstradohet nga Turqia në Maqedoninë e Veriut.

Mësohet se Gjykata në Turqi ka miratuar kërkesën e autoriteteve në Shkup për ekstradimin e shtetasit maqedonas, Lupço Palevski – Palço, i dyshuari kryesor për vrasjen 14-vjeçare Vanja Gjorçevska dhe të 74-vjeçarit Panço Zhezhovski.

“Nga Republika e Turqisë morëm miratimin për ekstradimin e Loupço Palevskit. Rezultati pozitiv i procedurës vjen pas të gjitha masave dhe aktiviteteve maksimale të ndërmarra nga juridiksioni i Ministrisë së Drejtësisë”, ka bërë të ditur Ministri i Drejtësisë i Maqedonisë së Veriut, Krenar Lloga.

Sipas Prokurorisë Themelore Publike Shkup, të dyshuarit tashmë i është caktuar masa e paraburgimit, i cili duhet të fillojë të aplikohet menjëherë pasi ai të ekstradohet nga Turqia

Ljupco Palevski, kryetar i një partie të vogël dhe personazh mediatik në Shkup, së bashku me 4 persona të tjerë rrëmbeu nga banesa 14 -vjeçaren Vanja Gjorcevska dhe më pas e vrau atë.

Në të njëjtën ditë, Palevski vrau edhe një 74-vjeçar të cilit i mori automjetin për të kryer më pas rrëmbimin.

Mes personave të dyshuar për ekzekutimin e së miturës është edhe babai i saj, i cili gjithashtu është vendosur në pranga. Ky i fundit duket se nuk është penduar për krimin tronditës.

Siç bëhet e ditur nga autoritetet maqedonase, vajza u mor peng për t’i vënë gjobë nënës së saj, e cila kishte marrë një shumë të konsiderueshme parash nga shitja e një banese. /vizionplus.tv/

@tn.lajmelokale
@tetovanews