Ballina Shëndeti Koronavirusi Humb jetën nga koronavirusi një 20-vjeçare

Humb jetën nga koronavirusi një 20-vjeçare

Një 20-vjeçare nga Gjakova ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit. Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar doktoresha e Mjekimit Intensiv, Agreta Gecaj-Gashi. Gashi tha se vajza ka qenë duke u trajtuar në Mjekimin Intensiv në QKUK, ndërsa ka ndërruar jetë sot si pasojë e COVID-19. “Po ka vd*ekur sot, si pasojë e COVID-19”, tha Gecaj. Një familjare ka njoftuar se brenda kësaj jave viktima ka humbur edhe babain edhe pse nuk dihen shkaqet ende.

Njoftimi i plotë i familjares:

“Të All-llahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi”

Me pikëllim të thellë ju lajmërojmë se sot ka ndërruar jetë motra jone (vajza e axhes) Rumejsa Abdurrahim Hoxha

Vdekja është nje ndarje e perkohshme nga te dashurit, e bukura ma e mira jonë Rumejsa ti na le por ne do to të kujtojmë përherë si atë vajzen shembullore.

Varrimi bëhet sot në varrezat e qytetit të Gjakovës.

All-llahu ia faltë Xhennetul Firdews!

Allahu e frymzofte per saber mamin e Rumejses per nda*rjen nga bu*rri dhe vajza mbrenda kesaj jave.