Në 24 orët e fundit Italia ka regjistruar 7,224 raste të reja me koronavirus nga 220,000 teste të kryera. Autoritetet e Shëndetit në vend bënë të ditur se si pasojë e sëmundjes, jetën e humbën edhe 49 qytetarë.
Shkalla e pozitivitetit qëndroi në 3.27%, vetëm pak më e ulët nga e enjtja kur ishte 3.5 për qind. Ndërsa, të shëruarit për sot ishin 6,211.
Numri i të shtruarve në terapi intensive është ulur. Në këto njësi janë duke marrë kujdes shëndetësor 455 pacientë. Kurse, pranimet ditore ishin 26. Kurse, të shtruarit në spitale me simptoma në pavijonet e zakonshme Covid-19 janë 3,692 (+65). s.b/abcnews.al/