Ballina Shëndeti Koronavirusi Një foto sa një mijë fjalë, mjeku nxjerr pamjet: Dëmi që u...

Një foto sa një mijë fjalë, mjeku nxjerr pamjet: Dëmi që u shkakton COVID fëmijëve

Shumë vende kanë miratuar procesin e vaksinimit të fëmijëve me qëllim mbrojtjen nga koronavirusi, teksa një gjë të tillë e kërkoi që të niste në Shqipëri edhe mjeku Genc Sulçebe.

Profesori grek Gikas Majorkinis ka publikuar disa fotografi të dëmeve që u shkakton në mushkëri fëmijëve sëmundja që deri tani ka marrë miliona jetë njerëzish në botë.

“Një fotografi që flet sa një mijë fjalë” thotë ai. Imazhet tregojnë dëmin e shkaktuar nga koronavirusi në mushkëritë e pacientëve të mitur që nuk kishin sëmundje tjetër, por që iu shkaktua nga COVID-19.

“Pacientët nuk kishin nevojë për oksigjen shtesë, shtrim apo intubim. Sidoqoftë, ata kanë dëme dhe nuk dihet se çfarë do të shkaktojnë këto dëme në planin afatgjatë. Për shumicën e njerëzve pyetja është e thjeshtë: A duan t’i nënshtrojnë mushkëritë e tyre ndaj këtij dëmtimi për të parë nëse mund ta përballojnë atë?

Dhe nëse ata mund t’i rezistojnë sfidës (siç pritet të bëjnë shumica e të rinjve) duan të shohin sa vjet ose qëndrueshmëri kanë humbur gjatë rrugës? Me vaksinën ne mbrojmë mushkëritë tona” thotë Majorkinis në postimin e tij duke kërkuar vaksinimin e fëmijëve dhe adoleshentëve./ Abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews