Ballina Bota Italia regjistron 7,220 të infektuar dhe 49 humbje jete nga koronavirusi në...

Italia regjistron 7,220 të infektuar dhe 49 humbje jete nga koronavirusi në 24 orë

Në 24 orët e fundit Italia ka regjistruar 7,224 raste të reja me koronavirus nga 220,000 teste të kryera. Autoritetet e Shëndetit në vend bënë të ditur se si pasojë e sëmundjes, jetën e humbën edhe 49 qytetarë.

Shkalla e pozitivitetit qëndroi në 3.27%, vetëm pak më e ulët nga e enjtja kur ishte 3.5 për qind. Ndërsa, të shëruarit për sot ishin 6,211.

Numri i të shtruarve në terapi intensive është ulur. Në këto njësi janë duke marrë kujdes shëndetësor 455 pacientë. Kurse, pranimet ditore ishin 26. Kurse, të shtruarit në spitale me simptoma në pavijonet e zakonshme Covid-19 janë 3,692 (+65). s.b/abcnews.al/

@tn.lajmelokale
@tetovanews