Ballina Aktualitet Rekord testimesh, shifra të frikshme infektimesh dhe 3 humbje jete nga COVID-19...

Rekord testimesh, shifra të frikshme infektimesh dhe 3 humbje jete nga COVID-19 në Shqipëri

Tre pacientë kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit si pasojë e sëmundjes së COVID-19. Ministria e Shëndetësisë njofton se me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ndërruan jetë një qytetar 57 vjeç nga Tirana, një qytetar 76 vjeç nga Vlora dhe një qytetar 84 vjeç nga Fieri. Rastet e reja kanë kapur sot shifrën e 477 të infektuarish (dje ishin 451 raste) nga një rekord tamponësh që janë bërë, 7733 në të gjithë vendin.

Rastet e reja janë zbuluar në këto bashki: 174 raste në Tiranë, 46 në Shkodër, 20 në Sarandë, 19 në Elbasan, 17 në Berat, nga 16 raste në Malësi e Madhe, Lezhë, 14 në Vau i Dejës, nga 13 raste në Kamëz, Gjirokastër, nga 11 raste në Fier, Vlorë, nga 10 raste në Kavajë, Lushnje, nga 8 raste në Durrës, Dibër, Korçë, 5 në Tropojë, nga 4 raste në Has, Patos, Divjakë, Poliçan, nga 3 raste në Pukë, Kukës, Krujë, Pogradec, Dimal, Cerrik, Peqin, nga 2 raste në Kurbin, Mallakastër, Himarë, Kuçovë, Skrapar, nga 1 rast në Mirditë, Vorë, Rrogozhinë, Mat, Roskovec, Selenicë, Delvinë, Konispol, Memaliaj, Devoll, Librazhd.

Aktualisht janë 3782 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Janë shëruar 67 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,822 që nga fillimi i epidemisë. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 56 pacientë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm. Muaji Gusht është muaj i hapur i vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç. “Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127’ deklaron MSH.

Statistika (18 Gusht 2021)
Raste të reja ditore 477

Të shëruar në 24 orë 67
Të shtruar në spitale 56
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 7733

Testime totale 972,870
Raste pozitive 137,075

Raste të shëruara 130,822
Raste Aktive 3,782
Humbje jete 2,471

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1405
Shkodër 588
Fier 355

Vlorë 353
Durrës 209
Elbasan 208

Lezhë 196
Gjirokastër 136
Berat 126

Kukës 80
Korçë 79
Dibër 47

db/Abcnews.al