Dje, në ora 13:10 në Shkup një person ka rrahur disa policë, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.
Si pasojë, është arr*estuar 39-vjeçari nga Shkupi.
“Në rrugën “Cvetan Dimov” në Shkup, nëpunësit policorë të SPB Shkup e kanë priv*uar nga lir*ia personin me inicialet B.A.(39) nga Shkupi pasi fizi*kisht ka sul*muar nëpunësit policorë të cilët kanë qenë duke kryer aktivitete zyrtare. Ai është arre*stuar në stacion policor dhe pas zbardhjes së rastit kundër tij do të shqiptohet kallëzim pe*nal përkatës”, njoftojnë nga MPB-ja, transmeton TV21.