Ballina Kronika Vihet pas hekurave shqiptari me tre emra në Angli

Vihet pas hekurave shqiptari me tre emra në Angli

Një emigrant shqiptar i cili qëndronte në mënyrë të pali*gjshme në Mbretërinë e Bashkuar është arre*stuar nga policia pasi u kap duke transportuar lëndë nark*otike me automjet.

Artenis Tershalla, i cili kap tre identitete u ndalua me 4 mijë paund në makinë, ndërsa gjatë kontrollit iu gjet edhe një çantë si dhe mbetjet e një ngarkese kanabisi.

Në momentin e arr*estimit ai i tha policisë se e kishte marrë hua makinën ndërsa iu gjetën tre mjete identifikimi, italian, bullgar dhe ai shqiptar.

I riu shqiptar ndodhej në Britaninë e Madhe prej të paktën dy vitesh dhe kishte krijuar një llogari bankare duke përdorur identitetin italian ku kishte grumbulluar më shumë se 12 mijë paund në më pak se një vit.

Tershalla nuk kishte bërë asnjë përpjekje për të kërkuar azil që kur kishte mbërritur në Britani në vitin 2019, por e bëri këtë disa orë nga arr*estimi i tij, duke pretenduar se jeta e tij do të ishte në rre*zik nëse ai kthehej në Shqipëri.

Gjyqtari deklaroi se ka gjasa që ai të jetë i përfshirë në kri*min e organizuar të shpërndarjes së dro*gës. m.v/abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews