Ballina Bota Talebanët në Kabul, Presidenti afgan largohet nga vendi (VIDEO)

Talebanët në Kabul, Presidenti afgan largohet nga vendi (VIDEO)

Presidenti i Afganistanit Ashraf Ghani është larguar nga vendi, thonë raportet, duke cituar zyrtarë afganë.

Largimi i tij vjen, ndërkohë që talebanët arritën në periferi të Kabulit. Zëvendëspresidenti Amrullah Saleh gjithashtu raportohet se ka ikur.

Ghani është vënë nën pre*sion për të dhënë dorëheqjen pasi qytetet kryesore rreth Afganistanit kanë rënë nën kontrollin e milit*antëve talebanë gjatë 10 ditëve.

Mediat e huaja raportojnë se Ghani është larguar në drejtim të Taxhikistanit, përcjell abcnews.al.

E pyetur për koment, zyra e presidentit i tha agjencisë së lajmeve Reuters se “nuk mund të thotë asgjë për lëvizjen e Ashraf Ghani për arsye sig*urie”.

Talebanët dhe zyrtarët e qeverisë afgane janë në negociata për një transferim paqësor të pushtetit pasi luf*tëtarët rrethuan kryeqytetin Kabul.

Trupat talebane rrethuan selinë e qeverisë së Afganistanit të dielën, por premtuan se nuk do të sul*monin pasi bisedimet për dorëzimin ishin në proces.