Një 14-vjeçar ka rrëfyer se është përgjegjës për nëntë nga 13 zjarret që kanë rënë në Theologos, Greqi që nga fillimi i gushtit.
I mituri u mor në paraburgim të mërkurën në mëngjes, ndërsa autoritetet u drejtuan në gjurmët e tij pasi shqyrtuan materialin video që kishin në dispozicion. Sipas mediave, adoleshenti i ndezi zjarret me një çakmak.
Në të njëjtën kohë, prindërit e tij janë shoqëruar në komisariat për shkak të moshës së tij. Të enjten në mëngjes, 14-vjeçari do të dalë përpara prokurorit. /abcnews.al/