Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →
Një 62-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë në Itali teksa ishte duke u larë në det. Mesut Sinameta me gruan dhe fëmijët jetonte prej disa vitesh përtej Adriatikut.
Mëngjesin e djeshëm në momentin që hyri për t’u larë pësoi atak kardiak. Pavarësisht ndihmës së shpejtë të familjarëve dhe personave të tjerë që ndodheshin në vijën e plazhit në Pisa, shqiptari ndërroi jetë.
Kryebashkiaku i Pisas, Massimiliano Angori u shprehu ngushëllimet familjarëve. “Sapo u informova për atë që ndodhi, shkova menjëherë në vend për të kuptuar se çfarë ndodhi dhe për të qenë në gjendje të siguroja çdo lloj mbështetje për anëtarët e familjes, të cilët ishin dëshmitarë të tragjedisë” tha ai./ Abcnews.al







![Polakët kanë frikë nga inteligjenca artificiale. Sondazhi tregon përmasat [SONDAZH]](https://tetovanews.info/wp-content/uploads/2026/10/bfhk9kpTURBXy84NGQ2OTZiMGU2N2Q5OTQxZTI1YWMxZjI2ZmQxZmQ2MS5qcGeSlQMAAM0HgM0EOJMFzQVkzQKy3gACoTAGoTEB-300x160.avif)






