Të nderuar miq, shokë e familjarë,
Të nderuar tetovarë,
Të nderuar qytetarë,
Dua t’ju njoftoj se me nominimin e Kryesisë së Degës dhe miratimin e Kuvendit të Degës, u zgjodha që të jem bartës liste në listën e këshilltarëve të Lëvizjes BESA në Komunën e Tetovës.
Është kënaqësi e madhe që t’i prijë një liste kaq heterogjene për nga përmbajtja dhe unike për nga qëllimi. Brenda saj ka njerëz me profesione te ndryshme që përfaqësojnë grupe të caktuara të qytetarëve, por me qëllim të përbashkët për të mirën e qytetit.
Jam i sigurt se me Këshillin Komunal të përfaqësuar nga njerëz të Besës dhe me në krye të Komunës kryetarin Kasami do ta ndryshojmë Tetovën me ka krejt, shkruan Besar Durmishi në profilin e tij në facebook.
VIDEO: