Ballina Aktualitet Kosovë Presidentja Osmani: Kishte mospajtim mes partive, nuk ka bazë për shtyrje të...

Presidentja Osmani: Kishte mospajtim mes partive, nuk ka bazë për shtyrje të zgjedhjeve lokale (VIDEO)

Presidentja Osmani në një konferencë për media ka folur për takimin me përfaqësuesit e subjekteve politike në lidhje me shtyrjen e zgjedhjeve lokale.

Osmani thotë se IKSHPK ka rekomanduar shtyrjen e zgjedhjeve lokale për shkak të pandemisë. Megjithatë ajo thotë se mënyra e vetme për të shtyrë zgjedhjet është konsensusi mes partive të pozitës dhe opozitës. “Përkundër rekomandimeve të IKSHP-së për shtyrje të zgjedhjeve, mendimi mbizotërues i subjekteve politike opozitare ishte kundër shtyrjes së zgjedhjeve. Unë mendoj se ky mendim mund të ketë pasoja për shëndetin e qytetarëve”, tha ajo.

Osmani thotë se nuk pajtohet me mendimin e subjekteve opozitare por do ta respekton këtë mendim.

“Meqë nuk ka pasur pajtim mes partive në pushtet dhe atyre opozitare nuk ka bazë të mjaftueshme për shtyrje të zgjedhjeve”, deklaroi Osmani.

Deklarata e Albin Kurtit:

Shtyrja e zgjedhjeve më së shumti i kushton subjektit tonë. Që nga viti 2017 janë mbajtur dy palë zgjedhje nacionale, me 2019 ku kemi dalë të parët dhe me 2021 kemi dalë me më shumë se 50%. Mirëpo, duke pasur parasysh që aktualisht kemi një përmirësim të situatës me pandeminë, në mënyrë që ky përmirësim të mos ndalet dhe në mënyrë që të mos kemi një valë të re të në muajt nëntor dhe dhjetor, ne jemi për shtyrjen e zgjedhjeve. Sidoqoftë, ne nuk imponojmë qëndrimin tonë, le të merret cilido vendim që merret, ne do ta respektojmë atë. Ajo çfarë na brengos është që këto zgjedhje dallojnë nga zgjedhjet nacionale pasi janë 900 kandidatë për parti dhe shkojmë në balotazh, marrë parasysh gjendjen e sistemit tonë shëndetësorë ne mendojmë që është më e drejtë më e mençur të respektohet me konsensus vlerësimi i ekspertëve të IKSHPK-së.

@tn.lajmelokale
@tetovanews