Derrat e egër në rrugët e kryeqytetit italian tashmë nuk përbëjnë më lajm, pasi ata shfaqen gjithnjë e më shpesh. Ata tërhiqen nga grumbujt e plehrave në rrugë.
Vitet e fundit, qytetarët në Romë kanë parë gjithnjë e më shumë derra të egër, dhe arsyeja kryesore për këtë konsiderohet të jetë situata e çrregullt me plehrat e qytetit që dalin nga koshat dhe kontejnerët e stërmbushur, transmeton Tetova News.
Pamjet e postuara në mediat sociale tregojnë një grup derrash të egër që kalojnë pranë makinave dhe këmbësorëve në Monte Mario, pjesa veriore e qytetit.
“Kam frikë … i kam parë një herë kur do të hidhja mbeturina, ata më ndoqën”, tha për Reuters Rosa Carletti, një banore e Romës.
“Ne e dimë që ata nuk do të na sul*mojnë, por ne gjithmonë mbajmë distancë, sepse nëse është ndonjë nënë me këlyshë, ekziston rreziku i su*lmit,” tha banori i Romës Leonardo Zenobi./TetovaNews