Ballina Aktualitet Dita e katërt e fushatës zgjedhore, partitë vazhdojnë të japin premtime për...

Dita e katërt e fushatës zgjedhore, partitë vazhdojnë të japin premtime për katër vitet e ardhshme (VIDEO+FOTO)

Në Maqedoninë e Veriut u zhvillua dita e katërt e fushatës parazgjedhore për Zgjedhjet Lokale që pritet të mbahen më 17 tetor, ndërkohë bartës të fushatës vazhdojnë të qëndrojnë liderët e partive, transmeton Portalb.mk.

LSDM-ja e udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev për në Valladovë premtoi “qytet smart”, duke përfshirë ndriçim publik dhe stola ‘smart’, Wi-Fi falas, disa nga pjesët e këtij projekti. Kandidati për qytetin e Shkupit premtoi që në mandatin e ardhshëm do të lidh bulevardin “Sllovenia” me Gjorçe Petrovin, duke kaluar kaluar përmes bulevardin “Kroacia”.

https://youtu.be/epO0fT5rq0s

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski premtoi 14 835 projekt nga fusha të ndryshme në të gjitha komunar, duke premtuar 2 mijë rrugë të reja, 100 kopshte, 150 shkolla, 150 parqe të reja, gjashtëdhjetë objekte të reja, 90 salla sporti për të rinjtë, gazifikim; të përfshira në programet e kandidatëve për kryetar.

https://youtu.be/5S2mK4keIb4

B D I-ja në Shkup aktivitetet partiake udhëhequr nga kryetari Ali Ahmeti, i cili zhvilloi takim edhe me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perendimore. Ata në Shkup premtuan zgjerimin e rrugës “Cvetan Dimov”, duke e shndërruar të njëjtin në Bulevard me 6 korsi, lidhjen e Vizbegut dhe bulevardit “Sllovenia” me urë moderne, ndërsa për në Lubeten premtuar rrjet të ri të kanalizimi fekal.

Lëvizja Besa me kryetarin e saj, njëkohësisht kandidatin për Komunën e Tetovës qëndroi në lagjen Gam Gam ku premtoi “zgjidhje dhe projekte konkrete për çdo problem siç është ujësjellësi, kanalizimi, qentë endacak”.

https://youtu.be/4OX5OR1AT8s

https://youtu.be/1uZJCd2cQa0

Kandidati i koalicionit Aleanca për Shqiptarët-Alternativa për Komunën e Çairt, Bekim Sali premtoi mbrojtjen e mjedisit, aktivizimin e të rinjve dhe politikave që promovojnë përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore. Në Shushicën e Strugës, ky koalicion theksoi zgjidhjen e probleme aktuale, si mungesa e infrastrukturës cilësore rrugore drejt shkollës së fshatit, mungesa e ujit të pijshëm dhe mungesa e kanalizimeve.

PDSH e udhëhequr nga Menduh Thaçi, zhvilluan takim me shtabin edegës së Bogovinës, komunë ku do të garojnë me kandidatin Dashmir Arifin dhe bartësin e listës, Abip Tairi. Takime gjatë ditës, kryetari i kësaj partie ka zhvilluar edhe me qytetarët e Bërvenicës, ku do të garojë me Meqail Rasimin.

Kryetari i PDSH-së z.Menduh Thaçi, kandidati për kryetar komune z.Dashmir Arifi si dhe bartësi i listës së këshilltarëve z.Abip Tairi në takim pune me shtabin e degës së Bogovinës

Danela Arsovska, kandidatja për kryetare në Qytetin e Shkup e mbështetur nga opozita, ka premtuar që në mandatin e saj do të ketë një riorientim të zhvillimit të qytetit, duke i përqendruar investimet në periferi të qytetit, si në Volkovë, Arnaki, Kondovë, Nerez të Epërm, Gllumovë, Svillare, Shishevë, Idrizovë, etj, duke premtuar kanalizim, ujë, asfalt, transport publik dhe hapësira për argëtim të fëmijëve.

“Kemi vendosur që gjimnazin “Sami Frashërin” ta bëjmë në mandatin e ardhshëm, sepse Ministria e Arsimit nuk ka sens për këtë problem, do ta bëjmë me mjete vetanake, qytetare, që t’i nderojmë themelet”, premtoi Maksi Dimitrievski, kryetari aktual i Kumanovës dhe kandidati aktual i pavarur.

Kjo ditë e fushatës u karakterizua me akuzat për prishje të bilbordeve partiake në Tetovë, ku ishte i përfshirë edhe kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi. Aleanca për Shqiptarë- Alternativa, Lëvizja Besa dhe VMRO-DPMNE kanë reaguar në lidhje me gjuajtjet me armë që ndodhën gjatë hapjes së shtabeve të B D I-së në Çair dhe Zhelinë.

Bonus Video:

https://youtu.be/4U4dL6Uyqq4

https://youtu.be/mWLLQyBFghw