Ballina Bota Japonia pritet të heqë gjendjen e jashtëzakonshme të Covid-19

Japonia pritet të heqë gjendjen e jashtëzakonshme të Covid-19

Japonia pritet të heqë gjendjen e jashtëzakonshme të Covid-19 në të gjitha rajonet këtë enjten pas rënies së numrit të rasteve të reja, deklaroi ministri i financave dhe ekonomisë, Yasutoshi Nishimura.

Kryeministri Yoshihide Suga tha se diskutoi masat me të gjithë ministrat përkatës dhe se do të kërkojë pikëpamjet e një paneli qeveritar këshilltarësh. Ai gjithashtu deklaroi se do të mbajë një konferencë shtypi në orën 19 për të njoftuar vendimin pasi plani të zyrtarizohet.

Por Nishimura tha se disa kufizime do të mbeten në fuqi për rreth një muaj për të bërë të mundur parandalimin një ringjalljeje të rasteve.

Japonia ka regjistruar 1,694,675 raste dhe 17,482 persona kanë humbur jetën që nga fillimi i pandemisë./abcnews.al