SPB në Tetovë do të bëjë kallëzim për 53-vjeçarin me inicialet N.K. nga Tetova, pronar i kalit që ditën e djeshme shkonte me revan në korsi të kundërt në autostradën Tetovë-Shkup, shkruan Alsat. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 14:00, ndërkaq është dashur intervenimi i uniformave blu për të pamundësuar ndonjë aksi*dent.
“Në drejtimin nga kryqëzimi për Bërvenicë, në mbikalimin Treboshki, në drejtim të kundërt, pa mbikëqyrje dhe kontroll, ka lëvizur një kalë me karrocë. Kali u ndalua dhe u dërgua në Stacionin e Policisë Rrugore në Tetovë. Pronari me inicialet N.K. (53 vjeçar) nga Tetova është identifikuar shpejt dhe është ftuar në bisedë informative”, deklaroi zëdhënës i Sektorit për Punë të Brendshme-Tetovë.
https://youtu.be/n1mqwDIARIE