Ballina Aktualitet Lëvizja BESA nënshkruan Kodeksin për zgjedhje të lira dhe demokratike lokale (FOTO)

Lëvizja BESA nënshkruan Kodeksin për zgjedhje të lira dhe demokratike lokale (FOTO)

Lëvizja BESA, së bashku me përfaqësuesit e partive të tjera politike, ka nënshkruar Kodeksin për zgjedhje të lira dhe demokratike lokale. Njoftimin për këtë e ka dhënë kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, transmeton Tetova News.

Statusi i plotë:

Bashkë me anëtaren e kryesisë znj. Melinda Rashidin, sot në Klubin e Deputetëve, së bashku me përfaqësuesit e partive tjera politike dhe në bashkëpunim me Komisionin Shtetëror Zgjedhor nënshkruam Kodeksin për zgjedhje të lira dhe demokratike lokale.
Lëvizja BESA, do të angazhohet për proces zgjedhor demokratik që respekton të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, në mënyrë që të arrihen zgjedhje transparente, gjithëpërfshirëse dhe të përgjegjshme.

Ne gjithashtu zotohemi se nga ana jonë asnjë qytetar nuk do t’i nënshtrohet ndonjë presioni për punësimin dhe sigurimin shoqëror të tij, si rezultat i mbështetjes ose mos mbështetjes të ndonjë partie politike apo ndonjë kandidati.

@tn.lajmelokale
@tetovanews