Ballina Aktualitet Nisin “Ditët e Mjaltit të Republikës së Maqedonisë së Veriut” (FOTO)

Nisin “Ditët e Mjaltit të Republikës së Maqedonisë së Veriut” (FOTO)

Sot pata nderin të hap manifetimin “Ditët e Mjaltit të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, shkruan në facebook Ministri i ri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arjanit Hoxha.

Ai më tej shton se bletaria po bëhet një degë gjithnjë e më tërheqëse në vendin tonë, gjë që dëshmohet edhe nga të dhënat që tregojnë rritje të vazhdueshme të numrit të familjeve dhe fermave të bletëve.

Kjo paraqet konfirmim të politikave të mira të Ministrisë, e cila shqetësimin e saj për bletarinë e konfirmon edhe me sponsorizimin e këtij manifestimi, i cili këtë vit shënohet për herë të shtatëmbëdhjetë.

Shfrytëzoj rastin të falënderoj shoqatën e bletarëve “Matica” dhe të gjithë bletarët, sepse na bëni krenarë, pasi na promovoni nëpër botë dhe me kujdesin tuaj për bletët kujdeseni edhe për mbrojten e planetit dhe të mjedisit jetësor.
Le të jemi të gjithë shëndoshë e mirë me shëndet, përfundon njoftimin e tij në facebook Ministri i ri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave i RMV-së, Arjanit Hoxha, transmeton Tetova News.

@tn.lajmelokale
@tetovanews