Ballina Aktualitet Kali me karrocë në autostradë, identifikohet pronari (VIDEO)

Kali me karrocë në autostradë, identifikohet pronari (VIDEO)

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

SPB në Tetovë do të bëjë kallëzim për 53-vjeçarin me inicialet N.K. nga Tetova, pronar i kalit që ditën e djeshme shkonte me revan në korsi të kundërt në autostradën Tetovë-Shkup, shkruan Alsat. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 14:00, ndërkaq është dashur intervenimi i uniformave blu për të pamundësuar ndonjë aksi*dent.

“Në drejtimin nga kryqëzimi për Bërvenicë, në mbikalimin Treboshki, në drejtim të kundërt, pa mbikëqyrje dhe kontroll, ka lëvizur një kalë me karrocë. Kali u ndalua dhe u dërgua në Stacionin e Policisë Rrugore në Tetovë. Pronari me inicialet N.K. (53 vjeçar) nga Tetova është identifikuar shpejt dhe është ftuar në bisedë informative”, deklaroi zëdhënës i Sektorit për Punë të Brendshme-Tetovë.

https://youtu.be/n1mqwDIARIE