Ndërsa të prekurit nga koronavirusi lu*ftojnë për pak ajër dhe mjekët vrapojnë nga një pacient te tjetri, civilët ecin lirshëm nëpër Spitalin Modular të Tetovës, shpesh pa maska dhe pa asnjë mbrojtje, në kërkim të të dashurve të tyre. Të tjerët mbështesin të dashurit e tyre të ulur me skafandra pranë shtretërve të tyre, raporton Deutsche Welle, transmeton Tetova News.
Dhjetëra pacientë me koronavirus po trajtohen në një spital që po përjeton ditët e tij më dramatike që nga fillimi i pandemisë. Fluksi i pacientëve është i madh, dhe mediet informojnë për vde*kje të reja çdo ditë. Arbnora Memeti, një reportere e Deutsche Welle, u gjet në spital dhe filmoi një situatë dramatike dhe skena kaotike.