Një tërmet i fuqishëm ka god*itur ishullin e Kretës, në Greqi, paraditen e sotme, rreth orës 09:17. Mësohet se tërmeti me magnitudë 5.8 i shkallës Rihter është regjistruar në thellësi vetëm 10 km pranë zonës Arvis, 23 km në veriperëndim të qytetit Iraklios.
Sipas informacioneve të para nga mediat greke raportohet se një person ka humbur jetën, ndërsa dë*met materiale sikurse shihet edhe nga pamjet janë të shumta.
Bëhet fjalë për një 58 vjeçar që ka humbur jetën pasi është shembur një pjesë e kishës në fshatin Arkalohori, ndërsa një i pla*gosur rëndë është shtetas shqiptar, i cili punonte në kishën që u dëmtua. Gjithashtu ka informacione për dy persona të lënduar në fshatin Patsidero dhe tre persona që janë bll*okuar brenda një shtëpie, e cila ka pë*suar dëme të mëdha në fshatin Arkalohori. Gjithsej numri i personave të lënduar ka shkuar në 9.
https://youtu.be/g2DehdLmljM
Lëkundjet kanë qenë tejet të forta saqë banorët kanë dalë të tm*erruar nga banesat e bizneset e tyre, ndërsa tashmë ndodhen në rrugë.
https://youtu.be/nU4Q37JXo7Y
Mbrojtja Civile ka aktivizuar me njëherë planin “Tërmeti” ndërsa një grup i ekipit të shpë*timit EMAK është nisur me një avion C130 bashkë me zyrtarë të qeverisë për të inspektuar gjendjen dhe për të dhënë ndihmën e parë në zonat e dëm*tuara. Dëme materiale vazhdojnë të raportohen në disa fshatra të zonës afër epiqendrës së tërmetit.
Ndërkohë vazhdojnë të regjistrohen edhe lëkundje të tjera dy prej tyre me fuqi 3.7 dhe 4.5 shkalla Rihter.
Sipas sizmiologut te njohur edhe për publikun shqiptar nga intervistat e tij në TCH , Costas Papazachos, profesor në Universitetin Aristotelis të Selanikut, nuk ka gjasa që të ketë një tërmet tjetër më të fuqishëm se sa tërmeti kryesor.
Sipas tij në zonën Arkalochori, ka pasur aktivitet sizmik gjatë gjithë verës me tërmete të vegjël. Ai ka shtuar gjithashtu se bëhet fjalë për një termet shumë serioz dhe se duhet t’u kushtohet vëmendje fshatrave të zonës përreth sa u përket ndërtesave që janë dëmtuar, të cilat mund të shkatë*rrohen edhe me një goditje pasuese më pak të fuqishme dhe leëkundje të tilla do të jenë të shumta në orët në vijim.