Në 24 orët e fundit 13 femra e 9 meshkuj të infektuar me coronavirus kanë humbur jetën.
Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë, përmes raportit ditor.
Sipas statistikave gjashtë nga të vdekurit kanë qenë të moshës 50 deri në 59 vjeç.
Dy të vdekur kishin moshën nga 30 në 39 vjeç, ndërsa njëri nga 40 deri në 49 vjeç.
MSH-ja bën të ditur se pesë persona që humbën jetën nga COVID-19 ishin të moshave nga 60 në 69 vjeç, katër nga 70 në 79 dhe katër të tjerë mbi 80 vjeç.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë, Prizren, Prishtinë, Ferizaj, Rahovec, Gjilan, Pejë, Hani i Elezit, Mitrovicë, Gllogoc, Klinë. /Telegrafi/