Ballina Aktualitet Lajme Rekord i zi: 41 viktima dhe 539 raste të reja/ Bilanci i...

Rekord i zi: 41 viktima dhe 539 raste të reja/ Bilanci i Covid-it gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë informon, sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik, se në 24 orët e fundit janë kryer 5589 teste dhe janë regjistruar 539 raste të reja me Kovid-19 në Maqedoninë e Veriut.

Në Shkup – 274, Kumanovë – 52, Kavadar – 25, Veles – 17, Prilep – 15, Manastir dhe Shtip – nga 14, Koçan – 13, Tetovë – 12, Ohër – 11, Gostivar – 8, Strumicë, Kërçovë dhe Radovish – nga 7, Strugë, Resnjë, Kriva Pallankë, Probishtip dhe Vallandovë – nga 6, Negotinë – 5, Gjevgjeli dhe Demir Hisar – nga 4, Dellçevë, Vinicë dhe Kratovë – nga 3, Shën Nikollë, Dibër, Bogdanci dhe Brod – nga 2, Berovë, Pehçevë dhe Kamenicë – nga 1 .

U regjistruan 245 pacientë të shëruar nga: Shkupi – 176, Kumanova – 19, Strumica dhe Resnja – nga 8, Kavadar – 6, Prilep dhe Manastir – nga 5, Kërçova – 4, Shtip – 3, Velesi, Tetova dhe Gostivari – nga 2 . Koçanë, Radovish, Probishtip, Demir Hisar dhe Shën Nikollë – nga 1.

U raportuan 41 viktima: 23 persona të vdekur nga Shkupi (84 vjeç, 82 vjeç, 81 vjeç, 79 vjeç, 78 vjeç, 77 vjeç, 75 vjeç, 73 vjeç, 71 vjeç, 68 vjeç, 68 vjeç, 66 vjeç, 64 vjeç, 64 vjeç, 62 vjeç, 62 vjeç, 62 vjeç, 60 vjeç, 56 vjeç, 52 vjeç, 47, 31, 23 dhe 18), 4 persona të vdekur nga Tetova (82, 81, 76 dhe 69), nga 3 të vdekur në Kumanovë (71, 69 dhe 66) dhe Kërçovë (84, 81 dhe 63), nga një i vdekur në Prilep (66 vjeç), Gostivar (83 vjeç), Manastir (72 vjeç), Strumicë (75 vjeç), Ohër (78 vjeç), Strugë (45 vjeç), Kavadar (79 vjeç) dhe Dibër (54 vjeç) Nga 41 personat e raportuar, 36 ndërruan jetë në kushte spitalore dhe 5 persona në shtëpi.