Ballina Aktualitet TETOVË: KATËR VIKTIMA, 106 TË HOSPITALIZUAR

TETOVË: KATËR VIKTIMA, 106 TË HOSPITALIZUAR

Katër pacientë të moshës nga 63 deri 74 të shtruar në Spitalin Klinik të Tetovës kanë ndërruar jetë si pasojë e komplikimeve nga COVID-19 –kanë njoftuar nga Qendra e covidit në Tetovës.

Sipas të dhënave të ISHP-së, deri më 02 shtator, në rajonin e Tetovës, gjatë pandemisë nga koronavirusi kanë ndërruar jetë 441 persona.

“Gjatë 24 orëve të fundit deri në orën 07.00 të mëngjesit janë pranuar 9 pacientë të rinj. Për momentin janë 106 të hospitalizuar, prej të cilëve 104 janë me oksigjeno-terapi. Gjatë kësaj periudhe nga Spitali janë lëshuar nëntë persona. Numri i kontrolleve në pjesën ambulantore të covidit ka qenë 149” – ka informuar Dr.Gzim Nuredini nga Covid-Qendra e Tetovës. /KlanMacedonia