Është ndarë nga jeta profesoresha Emine Zendeli. Lajmin e kanë bërë tē ditur nga Universiteti i Europës Juglindore, ku e ndjera ka qenë pjesë e stafit akademik në Fakultetin Juridik.
Lajm pikëllimi nga Fakulteti Juridik – UIBM- Faqja Zyrtare
Pas një sëmundje të rëndë dhe të gjatë, ndahet nga jeta profesoresha Emine Zendeli, ish-dekane e Fakultetit të Drejtësisë pranë Universitetit të Evropës Jug – Lindore (UEJL) në Tetovë. Prof. Emine dallohej me qetësinë e saj njerëzore, sinqeritetin, korrektësinë dhe gatishmërinë për bashkëpunim mes institucioneve të dijes akademike në trojet shqiptare.
Ajo ka lënë gjurmë të pashlyeshme si intelektuale dhe profesoresh e drejtësisë. Vdekja e saj është humbje e madhe për komunitetin shkencor në Maqedoni dhe Kosovë.
Varr*imi i të ndjerës është bërë sot në Tetovë.
Dekani i Fakultetit Juridik – UIBM Prof.Asoc.Dr.Agron Beka u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, kolegëve në Fakultetin e Drejtësisë në UEJL, bashkëpunëtorëve, studentëve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur të ndjerën prof.Emine.
Lajm pikëllimi
Me pikëllim të thellë njoftojmë se ka ndërruar jetë kolegia jonë Emine Zendeli, profesoreshë dhe ish-dekane e Fakultetit të Drejtësisë.
Var*rimi i të ndjerës, do të bëhet sot, në orën 16:15, në varrezat e qytetit të Tetovës.
Ngushëllime familjarëve, kolegëve, studentëve dhe të gjithëve që kanë punuar dhe bashkëpunuar me prof. Emine Zendeli!/Fakulteti Juridik UEJL
Emine Zendeli ishte prof. i asocuar ne Fakultetin Juridik në UEJL. Sot studentët e këtij fakulteti humbën një profesoreshë ndërsa ne, kolegët e saj, humbëm një mike shumë të dashur. Të gjithë do ta kujtojmë për buzëqeshjen, për përkushtimin në punë, për bisedat me kafe, për humorin e këndshëm. Ne do ta kujtojmë gjithmonë.
Prehu në paqe e dashur Emine!/Arta Toci
Ndërroi jetë profesoresha nga e cila përfitova përgjatë rrugëtimit tim akadamik, 3-tre vite (në studimet deridiplomike) dhe 2-dy vite (në studimet posdisplomike), eksperte e së dr.Civile – prof.dr.Emine Zendeli, ish dekane e Fakultetit Juridik pranë Uejl.
Nga ajo, mësova një rregull jetësore: Në jetë, duhet vetëm të punosh, dhe të punosh, dhe të punosh!
Një veprim i saj, më la mbresa për tërë jetën.
Në një prej ditëve, kishim ligjerata me të, porse, atë ditë, djali i saj, duheshe të mbron disertacionin e doktoraturës dhe profesoresha ishte e liruar atë ditë nga fakulteti për të mos mbajtur mësim! Por, kur erdhi ora e ligjeratës, profesoresha u fut në klasë pa munguar as edhe një minutë!!!
Nuk mori pjesë në një nga ditët e lumtura të djalit të saj, për të mos e humbur ligjeratën me ne!
O Zot, çfarë shembulli i sakrificës dhe model i mësimdhënësit.
Ajo i deshi studentët, dha djersën e saj në secilën ligjeratë, me qëllim që të ngritet niveli intelektual tek brezat e rinj.
Prof.Emine, lajmi i vdekjes tënde, më pikëlloi thellë në shpirt. Ju do të mbeteni përgjithmonë në kujtesën e studentëve. Ke qenë oqean i diturisë. Kishim privilegjin të ishim studenti yt.
Lus Allahun e Madh, me emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tij të larta, që të të falë dhe mëshirojë. Allahu të shpërbleftë për çdo sekond që ke kaluar në shërbim të studentëve.
Profeti alejhisselam thotë: “Më i miri prej jush, është ai që është më i dobishëm për shoqërinë.” E tillë ishit ju.
Allahu të dhashtë Xhenetin si shpërblim, shkruan Belkis Latifi.
Prof.Dr. Emine Zendeli.
Një profesoreshë me moral të lartë dhe e dashuruar pas profesionit.
Këshillat e saja të mirëfillta profesionale gjatë studimeve në ciklin e tretë, më ndihmuan pa masë në rrugën drejtë diturisë.
Mbi të gjitha prezenca e saj sjellte energji pozitive kudo që ishte nëpërmjet empatisë që kishte ndaj studentëve.
Përshkak të asaj që ishte mentorja ime në ciklin e tretë, kur kuptova se luftonte me një sëmundje të rëndë, më preku fortë ky fakt dhe pandërprerë lutesha për të.
Para dy javëve e pash në ëndërr dhe e kontaktova.
Në kulmin e sfidës reflektonte pozitivitet dhe shpresë!
Do të të kujtoj gjithmonë e dashura mentore.
Mbetesh në kujtimin tim gjithmonë.
Je e parajsës pa dyshim, shkruan Xhemile Saliu.