Ballina Aktualitet LAJM PIKËLLIMI/Ndahet nga jeta një i ri nga Tetova (FOTO)

LAJM PIKËLLIMI/Ndahet nga jeta një i ri nga Tetova (FOTO)

NJË TJETËR LAJM I HIDHUR NA ERDHI SOT!

Edhe nje lajm i trishtë për ne Ballistët ku sot u nda nga jeta anëtari dhe vëllau ynë Xhemili.
Me dhimbje morëm lajmin për ndarjen nga jeta të anëtarit tonë Xhemil Elezi. Në emër të tifogrupit Ballistët u shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Elezi dhe gjithë të afërmve për humbjen e njeriut të tyre të dashur. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të, tribuna do jetë e zbehtë pa ty vlla!

Ne do ta mbajmë gjithmonë mend Xhemilin për ndihmën dhe kontributin e pakursyer që ai dha në emrin e Shoqatës së tifozëve Ballistët 1992.
Lusim Allahun e Gjithmëshirshëm që ta shpërblejë me Xhennet Xhemilin si dhe t’u jap durim familjarëve dhe të afërmve të tij!
Për vorimin e të ndjerit do t’iu njoftojmë gjatë ditës.


” Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi”
O Allah fale shokun, vllaun tonë Xhemil Elezi dhe ngrite atë në gradën e të udhëzuarve, zgjeroja varrin dhe ndriçoja atë.
Qoftë Xheneti stacioni i fundit i dashur vëlla! – shkruan Elham Halili.

Një lajm i trishtë ditën e sotme për ikjen e parakohshme të kushëririt tim Xhemilit. Një djalë shembullor e me vyrtyte të larta humane, i qeshur e me shumë motiv, na la sot një pikëllim të madh. Shpreh ngushëllimet e mia tek më të afërmit, familjes dhe gjithë miqve e shokëve. Zoti qoftë me ta, ndërsa Xhemilit i faltë Xhenetin – shkruan Faton Murseli.

 

@tn.lajmelokale
@tetovanews