Mediat malazeze bëjnë me dije se koordinatori i shërbimeve të sig*urisë për uljen e helikopterit dhe shoqërimin e mitropolitit Serb në Cetinje ishte zëvendëskryeministri shqiptar Dritan Abazoviç.
Përfaqësuesit e kishës nuk mund të arrinin në Cetinje me rrugë për shkak të bllokimeve të vendosura nga protes*tuesit të shtunën pasdite.
Ata kundërshtonin ceremoninë e shugurimit të kreut të Kishës Ortodokse se në Mal të Zi, Joanikije.
Qeveria jo zyrtarisht bën me dije se është përdorur një helikopter usht*arak sepse është më modern, më i shpejtë dhe më i sigurt se helikopterët në dispozicion të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Hapësira para manastirit u sigurua nga anëtarët e Njësisë Antiterr*oriste të Pol*icisë të arma*tosur.
Ata mbronin metropolitin Joanikije dhe Porfirin me trupat e ar*matimet e tyre kur u futën në manastir, i cili ishte i rrethuar nga një ko*rdon policie.
Si koordinatori i shërbimeve të sigu*risë, së bashku me Dritan Abazoviç, ishin edhe këshilltarët e tij, Ministri i Brendshëm, Sergej Sekulović dhe drejtori i Administratës së Policisë, Zoran Brdjanin, nga zyra e zëvendëspresidentit.
Po ashtu, edhe asistentët e Brdjanin: Dejan Knezevic, Milos Rakonjac dhe Dragan Gorovic, si dhe kreu i Qendrës së Sigurisë Goran Jokic dhe bashkëpunëtorët e tij ishin në terren.