Ballina Shëndeti Koronavirusi Covid-19, sëmundja e të varfërve

Covid-19, sëmundja e të varfërve

Franca mund të mburret si një nga vendet me numrin më të lartë të të vaksinuarve në Europë. Sipas të dhënave të qeverisë, 67% e qytetarëve kanë marrë të dyja dozat, numri i rasteve ka shënuar rënie, restorantet, pubet janë rihapur dhe jeta duket se i është rikthyer normalitetit.

Por kjo pamje e bukur për sa i përket fushatës së vaksinimit nuk është universale pasi të pavaksinuarit mund të përhapin një valë tjetër pandemike në dimër. Njëra prej tyre është pjesa veriore e Marsejës, një nga rajonet më të varfra në Francë, por edhe në Europë, ku janë regjistruar normat më të ulëta të vaksinimit.

Në lagjet e varfra, rreth 35% e popullsisë është vaksinuar, domethënë gjysma e personave në lagje të pasura. Jean-Luc Jouve, kreu i spitalit të qytetit, thekson se “COVID-19, është bërë një sëmundje e të varfërve”. “Njerëzit që aktualisht po trajtohen në ICU,” tha ai, “vijnë nga rrethet më të varfra të Francës dhe të gjithë Europës.”

Boshllëqe të ngjashme në normat e vaksinimit midis të pasurve dhe të varfërve përfshijnë edhe qytete të tjera europiane, të tilla si Brukseli dhe Stokholmi. Sa i përket Marsejës, zyrtarët e qytetit ia atribuojnë situatën një sërë faktorësh.

Midis tyre janë transporti i kufizuar publik – veçanërisht në rrethet veriore gjë që e bën të vështirë për njerëzit të shkojnë për të bërë kontrolle në spitale apo të shkojnë edhe në qendrat e vaksinimit, por edhe dezinformatat kanë gjetur terren në një zonë që sheh me skepticizëm çdo vendim nga qeveria.

Gjithashtu, banorët e zonave më të varfra nuk i nxit as “certifikata e Covid” pasi ata nuk janë të interesuar për mundësinë e hyrjes në restorante, klube nate dhe muze, pasi këto aktivitete nuk janë pjesë e jetës së tyre të përditshme.

/abcnews.al