Ballina Aktualitet Dorëzohet Teuta Arifi, humbjen dëshiron ta paraqes si marrëveshje Ahmeti-Kasami (VIDEO)

Dorëzohet Teuta Arifi, humbjen dëshiron ta paraqes si marrëveshje Ahmeti-Kasami (VIDEO)

Sonte ka qenë debati i fundit mes dy kandidatëve për Tetovën, Teuta Arifit dhe Bilall Kasamit.Gjatë këtij debati, Teuta Arifi ka akuzuar Bilall Kasamin se ka kërkuar ta marrë Tetovën në tavolinë dhe se për këtë çështje ka biseduar më Ali Ahmetin. Një gjë të këtillë e ka mohuar Kasami, duke theksuar se ky është një ogur i mirë për tetovarët, Teuta e ka kuptuar se nuk mund ta fitojë më Tetovën dhe ka gjetur edhe alibinë për humbjen.

Video:

Për këtë çështje ka reaguar edhe Arjanit Hoxha si shef i shtabit zgjedhor të Lëvizjes BESA. Ai ka shkruar në momentet e fundit para heshtjes parazgjedhore:

Unë si pjesë e kabinetit qeveritar takohem rregullisht me kolegët ministra. Po është e vërtetë se jemi takuar me Ali Ahmetin dhe Artan Grubin për të treguar rëndësinë e zgjedhjeve lokale për Lëvizjen BESA dhe nevojën që B D I të ketë respekt për Lëvizjen BESA si partner koalicioni dhe mos të përdorë metodat manipuluese pasi që mund të vendos në pikëpyetje koalicionin qeverisës.

Po aq e vërtetë është se Artan Grubi më datë 26 Tetor në prezencë të disa kolegëve ministra me tha se u shpejtuam me koalicionin me ASH sepse ata ishin të gatshëm të na ofrojnë Komunën e Tetovës në këmbim të Zhelinës dhe Ministrinë të Bujqësisë. Kështu që ai duhet të tregojë se sa pazare të këtij lloji ka bërë me tjerët?

Për komunat dhe votat vendosin qytetarët dhe jo zyrat partiake po si duket z.Grubi ende nuk e ka kuptuar seriozisht rolin dhe rëndësinë e pozicionit të tij politik.

Popullorçe kësaj i thonë: Grubit i ka rënë sharra në gozhdë pasi që nuk gjeti partner për të manipuluar ai në të kaluarën me disa.