Ballina Aktualitet Kasami: Mbështetja më e madhe në këtë rreth të dytë zgjedhor më...

Kasami: Mbështetja më e madhe në këtë rreth të dytë zgjedhor më vjen nga dy forumet e grave, të BESËS dhe ASH-së (FOTO)

Kandidati i Lëvizjes Besa për Tetovën, Bilall Kasami, njëherit kryetar i kësaj partie në ditën e fundit të fushatës zgjedhore, ka falënderuar Forumin e Grave të Lëvizjes Besa dhe të Aleancës për Shqiptarët. Ai ka shkruar se mbështetja më e madhe në këtë rreth të dytë zgjedhor i ka ardhurr nga po këta dy forume.

“Mbështetja më e madhe në këtë rreth të dytë zgjedhor, më vjen nga dy forumet e grave, të BESËS dhe ASH-së. Kjo na bën të sigurtë në fitoren e madhe! Mbështetja më e madhe në këtë rreth të dytë zgjedhor, më vjen nga dy forumet e grave, të BESËS dhe ASH-së. Kjo na bën të sigurtë në fitoren e madhe!”, ka shkruar Kasami.

Kujtojmë, sot është dita e fundit e fushatës zgjedhore, Lëvizja Besa e përmbyll në sheshin Iliria në Tetovë me tubim në ora 19-30. Gjatë ditës së nesërme është heshtje zgjedhore kurse të dielën votohet për rrethin e dytë zgjedhor. Në Tetovë kundër Kasamit është Teuta Arifi nga B D I-ja.

@tn.lajmelokale
@tetovanews