Sot iu dha lamtumira e fundit Nasir Zendelit nga Çegrani i Gostivarit, i cili humbi jetën në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi mbrëmë në afërsi të Llaskarcës.
I ndjeri ishte vëllai i Myftiut të Myftinisë së Gostivarit, Sabahudin Zendeli. Në var*rim të pranishëm ishin krerët më të lartë të BFI dhe Myftinive në vend.
Në këtë aksident ku humbi jetën Nasiri, me lëndime përfunduan edhe tre persona të tjerë.
Allahu të shpërbleft ma Xhenet Kusho Nasir Zendeli 😢
Pozitiviteti buzëqeshja dhe zemër bardhësija yte dot ngelin gjimon ne kujtimet e jetës tonë ❤️.
Ju ishit një shembull se si duhet dukur një njeri i mirë një fqinjë dhe një mikë.
Dot ngelesh i veçantë gjithmon për respektin e madhë që tregojshe ndaj gjithëve 😢..
Allahu na takoft ne xhenet Ciro./Arben Iseini
“Të All-llahut jemi dhe te Ai doemos do të kthehemi.”
Ka ndërruar jetë vëllau i Myftiut të Gostivarit
Një aksident i rëndë trafiku që ndodhi mbrëmë, mori jetën e Nasir Zendelit. Lajmin e ka konfirmuar vëllau i tij dhe njëherit Myfti i Myftinisë së Gostivarit, Sabahudin Zendeli.
“Të nderuar miq, kolegë
Me shumë dhimbje e pikëllim ndaj me ju lajmin e ndërrimit jetë të vellaut tim të madh Nasir Zendeli.
Neve nuk na mbetet gjë tjetër pos t’i nënshtrohemi caktimit të All-llahut.
Varr*imi do të bëhet me namazin e ikindisë.
Mbrëme u bë një natë e vështirë për të gjithë ne”, ka shkruar Myftiu i Gostivarit në një status në fb.
Nasir Zendeli nga fshati Çegran i Gostivarit humbi jetën në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi pasditën e djeshme në afërsi të fshatit Llaskarcë.
Në këtë aksident ku humbi jetën Nasiri, me lëndime përfunduan edhe tre persona të tjerë.
Ngushëlime familjes Zendeli
Te Allahut jemi, Te Allahu do te kthehemi!
Pas nje aksidenti te rend trafiku nderoj jete gjali minxhes.Nasir Zendeli.
Do te kujtoj deri ne pafundësi. Inshalla Allahu na mundeson qe te takohemi ne Xhennet.😭😢❤️/Admir Adili
Video nga aksidenti:
Në emër të Antarëve të Fondit Humanitar Çegrani Zvicër,shprehim ngushëllime të sinqerta Familjes Zendeli për humbjen e djalin të tyre Nasir Zendelit, ishte i qeshur dhe i dashur për secini. Zoti e mëshiroftë dhe në Xhenet e dërgoftë. Kurse të lënduarve të tjerë Zoti u a lehtësoftë dhe i shëroftë sa më parë./Fondi Humanitar Çegrani-Zvicër
Te dashur, sot është dita e trishtimit të thellë, nga tragjedia qe ndodhi, kishte një kohë kur ishim të lumtur dhe duke u argëtuar. Por sot, ne pikëllohemi me ju, duke parë një të dashur ,të dashur për ne në udhëtimin e fundit Ahiret.
Por ne do të ruajmë në zemrat tona një kujtim të mirë të mikut tonë Nasir Zendeli
Qofsh nen meshiren e Allahut 🤲🏻/Senad Rexhepi