Kandidati i opozitës shqiptare për komunën e Strugës Idri Istrefi përmes një video mesazhi ka ftuar mërgatën: Ejani ta shpëtojmë Strugën, përcjell in7
Mesazhi i plotë:
E dashur Mërgatë e Strugës !
Kudo që jeni dhe na ndiqni, kam një mesazh zemre për ju.
Mërgata ka qenë ajo që i ka prirë proceseve demokratike, zhvillimore dhe kombëtare.
Mërgata ka qenë dhe mbetet gjithmonë në krahun e duhur të historisë.
Mërgata e di se rinia duhet të gjejë punë e jetë të begatë në shtëpi të vet, prandaj po na ndihmojnë ta bëjmë Strugën një qytet që mund të jetohet.
Mergata jonë, është shprehja reale e politikes shqiptare ne Maqedoni.
Pushteti rri më këmbë vetem duke përzënë vazhdimisht rininë.
Sot ne kemi një mërgatë të madhe, që do t’i kthehet si bumerang këtij pushteti të kalbur në korrupsion.
Mërgatë e dashur!
E di se është e lodhshme, e di se po ju thonë se vota juaj s ka rëndësi, por këtë e thonë ata, që duan ta shohin Strugën bosh, pa shpresë në sytë e të rinjve, e pa të rinj në shtëpitë e çdo strugani.
Mërgatë e Zvicrës, Austrisë, Italisë, Sllovenisë, Gjermanisë e Amerikës!Faleminderit për mbështetjen tuaj!
Megjithëse ata përdorën të gjithë mekanizmat nuk arritën të na fitojnë!
Jemi në finale. Ejani me 31 tetor ta festojmë fitoren duke rrethuar numrin 6! Ky është Revolucioni Juaj. Revolucioni i Mërgatës!
https://youtu.be/J4LBgjM2TlA