Sot mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve të shtata lokale në Maqedoninë e Veriut që nga mëvetësimi i vendit. Deri në orën 15:00 në Gostivar kanë votuar 22.796 votues, gjegjësisht 28.15% transmeton Tetova News.
Deri në orën 15:00 në Tetovë kanë votuar 26.508 votues, gjegjësisht 31.01%.
Deri në orën 15:00 në Komunën e Zhelinës kanë votuar 7210 votues, gjegjësisht 29.45%.
Deri në orën 15:00 në Komunën e Bogovinës kanë votuar 6793 votues, gjegjësisht 24.01%
Deri në orën 15:00 në Komunën e Tearcës kanë votuar 5096 votues, gjegjësisht 22.71%.
Deri në orën 15:00 në Komunën e Strugës kanë votuar 17.315 votues, gjegjësisht 28.20%.
Deri në orën 15:00 në Komunën e Çairit kanë votuar 17.243 votues, gjegjësisht 30.03%.
Deri në orën 15:00 në Komunën e Kërçovës kanë votuar 16.535 votues, gjegjësisht 33.54%.
Deri në orën 15:00 në Komunën e Bërvenicës kanë votuar 4389 votues, gjegjësisht 27.91%.
Deri në orën 15:00 në Komunën e Studeniçanit kanë votuar 5188 votues, gjegjësisht 31.32%.
RMV, dalja e votuesve deri në orën 15, krahasuar me rrethin e parë (INFOGRAFIK)
Sot mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve të shtata lokale në Maqedoninë e Veriut që nga pavarësimi i vendit. Deri në orën 15:00 kanë votuar 432.471 votues, gjegjësisht 34.22%, shkruan Portalb.mk.
Për krahasim, në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale, deri në këtë orë kanë votuar 563.332 votues, gjegjësisht 31.47%. Duhet theksuar se numri i votuesve në rrethin e parë është më i lartë pasi që atëherë është votuar për të gjitha komunat, ndërkaq tani vetëm për 44.
Më poshtë mund të shihni infografikun për daljen e votuesve në disa prej komunave me shumicë shqiptare dhe daljen e përgjithshme.