Ballina Aktualitet Tetovë: 26.508 qytetarë shfrytëzuan të drejtën e votës deri në orën 15:00

Tetovë: 26.508 qytetarë shfrytëzuan të drejtën e votës deri në orën 15:00

Sipas të dhënave të fundit nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale në Tetovë deri në orën 15:00 kanë votuar 31.01 përqind e tetovarëve që janë në listën zgjedhore, transmeton Tetova News.
Pra, sipas faqes zyrtare të KSHZ-së, deri në orën 15:00, kanë votuar 26.508 qytetarë.

Për krahasim, në raundin e parë të zgjedhjeve lokale, deri në këtë orë në Tetovë kishin votuar 21.158 votues, gjegjësisht 25.41%.

@tn.lajmelokale
@tetovanews