Ballina Aktualitet Kasami vizitoi shtabet zgjedhore në Reçicë të Madhe, Reçicë të Vogël, Teqe,...

Kasami vizitoi shtabet zgjedhore në Reçicë të Madhe, Reçicë të Vogël, Teqe, Teteks 2, Teteks 1 dhe Gam Gam (FOTO)

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami ka vazhduar aktivitetin për raundin e dytë ku si kandidat i kësaj partie, përballet me Teuta Arifin për kryetar të Tetovës. Ai sonte ka vizituar disa shtabe të Lëvizjes Besa.

Ajo që bije në sy është prezenca masive e qytetarëve të cilët vende vende kanë mbetur edhe jasht shtabit. Në një shkrim në “Facebook”, Kasami ka thënë se shtabet e Besës janë shndërruar në vende ku takohen të gjithë ato që e duan dhe punojnë fuqishëm për fitoren e Tetovës.

“Vizitë në shtabet zgjedhore, të cilat tashmë janë shndërruar në vende ku takohen jo vetëm aktivistët e Lëvizjes BESA, por të gjithë ata që e duan dhe punojnë fuqishëm për fitoren e Tetovës! Sonte i vizituam shtabet zgjedhore të nëndegëve: Reçicë e Madhe, Reçicë e Vogël, Teqe, Teteks 2, Teteks 1 dhe Gam Gam. Me zemër për Tetvën!”, ka shkruar Kasami.

Statusi i plotë:

Sellca me 17 tetor e tregoi mbështetjen e parezervë për ndryshimin e Tetovës, ndërsa me 31 tetor do ta bëjë diferencën!
Vizitë në Sellcë bashkë me ministrin Arjanit Hoxha, ku bashkëbiseduam me banorët e këtij fshati.
Me zemër për Tetvën!

Vica me 31 tetor do ta dyfishojë përkrahjen për ndryshim!

Bashkë me ministrin Hoxha, bashkëbisedim me banorët e fshatit Vicë dhe falenderim për kontributin e dhënë.

Me zemër për Tetvën!

Me fituesit e raundit të parë. Me banorët e Brodecit dhe Lisecit vazhdojmë fuqishëm deri në triumfin e madh!
Me zemër për Tetvën!

@tn.lajmelokale
@tetovanews