MPB-ja informoi se edhe sot shërbimet administrative do të punojnë në komunat ku do të votohet, me qëllim që t’u ndihmohet qytetarëve të mund t’i marrin letërnjoftimet, njofton Portalb.
Reparti për punë civile, gjegjësisht sektori për punë administrative i kësaj njësie administrative pranë MPB-së në Kumanovë, Veles, Ohër dhe Tetovë me të gjitha njësitë rajonale në përbërje të tyre, më 30.10.2021 do të punojnë në dhënien e letërnjoftimeve me orar pune të rregullt prej orës 08:00-16:00, njoftojnë nga MPB.
Nga njësitë rajonale të Repartit për punë administrative Shtip do të punojnë njësitë rajonale në Koçan, Berovë, Dellçevë, Probishtip dhe Sveti Nikole.
Nga njësitë rajonale të Repartit për punë administrative, Manastir punojnë njësitë rajonale në Manastir, Resnjë, Demir Hisar dhe Makedonski Brod.
Nga Njësitë rajonale të Repartit për Punë Administrative në Strumicë punojnë njësitë rajonale në vijim, në Strumicë, Gjevgjeli dhe Radovish.
Të gjitha njësitë kompetente të përmendura do të punojnë në dhënien e letërnjoftimeve të përgatitura për qytetarët me orar pune prej 07:00 deri në 19:00, duke i përfshirë edhe pikat e shpërndara në RPA Shkup – Gjorçe Petrov, Beko, Butel dhe Draçevë.