Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka publikuar në faqen zyrtare rezultatet e raundit të parë të zgjedhjeve lokale për komunën e Zhelinës. Prej votave të përpunuara në gjithsej 35 vendvotime, në këtë komunë kandidati i Bashkimit Demokratik për Integrim, Fatmir Izairi ka marrë 4296 vota. I dyti renditet Blerim Sejdiu nga Lëvizja Besa me 3877 vota, ndësa i treti është kandidati i Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, Mahir Ziberi me 785 vota. Kandidati i PDSH-së, Mehdin Nazifi ka marrë vetëm 119 vota.
Sipas rezultateve, kandidati i Bashkimit Demokratik për Integrim dhe i Lëvizjes Besa shkojnë në balotazh dhe do të jenë votat e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, mbase edhe të diasporës dhe atyre që nuk kanë votuar në raundin e parë, që do të vendosin për fituesin, transmeton Tetova News.
Kryetari aktual i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu është nga fshati Kopaçin Doll (Kapajzhdoll) dhe ja si u votua në këtë fshat:Blerim Sejdiu 330 vota, Fatmir Izairi 85 vota, Mahir Ziberi 29 dhe Mehdin Nazifi 1 votë./TetovaNews
Video bonus: