Ballina Aktualitet Ratkoceri: Ja kush është fituesi më i madh i zgjedhjeve në Maqedoni...

Ratkoceri: Ja kush është fituesi më i madh i zgjedhjeve në Maqedoni dhe humbësi më i madh në qytetet kryesore shqiptare

Arben Ratkoceri

Nga rezultatet e mbrëmshme, fituesi më i madh i zgjedhjeve është Lëvizja BESA, ndërsa humbës – koalicioni opozitar shqiptar ASH-AAA, sidomos kandidatët e Alternativës. Bashkimi Demokratik për Integrim, në nivel republike është fitues absolut. ASH-AAA e habitshme, në vend që të ketë rritja votash, po i ndodh e kundërta dhe nëse vazhdon kështu është e qartë, se e ka të pamundur ta mund Bashkimin Demokratik për Integrim, tash e në “20 vitet” e ardhshme

Në Tetovë e Gostivar, si dy qytete kryesore shqiptare, humbësi më i madh është Bashkimi Demokratik për Integrim, e cila investimin kryesor gjatë fushatës e bëri në këto dy qytete, sidomos në Gostivar dhe humbi. Kur kësaj ia shtoj edhe atë që shumica e funksionarëve kryesorë në ekzekutiv e drejtori vijnë nga këto dy qytete, atëherë rezultati i dobët duket edhe më e hidhur për Bashkimin Demokratik për Integrim.

Komunat shqiptare që u fituan më herët nga LSDM duket se të gjitha do t’i fitojë pa problem Bashkimi Demokratik për Integrim në rrethin e dytë.

Nga leximi i votave shumë ma mirë ka funksionuar koalicioni mes AA-A me VMRO, se sa LSDM-Bashkimi Demokratik për Integrim. Votuesit e Bashkimit Demokratik për Integrim – shihet se kanë qenë më korrekt gjë që nuk mund të thuhet për ata të LSDM – së në raport me Bashkimin Demokratik për Integrim.

Në kampin politik maqedonas, debakëll i LSDM-së qeveritare dhe fitore e pastër e opozitës.

@tn.lajmelokale
@tetovanews