Ballina Aktualitet Falemnderit Tetovë, komuna tani do të jetë më e hapur për qytetarët...

Falemnderit Tetovë, komuna tani do të jetë më e hapur për qytetarët (VIDEO)

Nisma “Më mirë për Tetovën” sot ka falënderuar tetovarët që i dhanë përkrahje gjatë zgjedhjeve të djeshme lokale. Lista e kësaj iniciative ka marrë 2842 vota:

Falemnderit TETOVË, komuna tani do të jetë më e hapur për qytetarët.
Të dashur Tetovarë,
Me 2842+ vota ia dolëm, më në fund ja edhe çelsi me të cilin hapen dyert e Komunës për qytetarët.

Ky është fillim i mbarë që Tetova të merr një kahje të re me te cilën do ndalet projekti i degradimit dhe nënçmimit që po i bëhet me vite.
Tetova votoi, Tetova vendosi, Tetova fitoi!

Fitoi angazhimi i sinqertë për t’i zgjidhur hallet e njerëzve dhe problemet e qytetit.
Tetova është e lodhur nga rrugët e papastra me gropa, nga grumbujt e mbeturinave, nga qentë endacak, nga pasi*guria në spital dhe kushtet miz*ore, nga kaosi urbanistik dhe ai në trafik, nga shkat*ërrimi dhe uzur*pimi i hapësirave të gjelbra, kont*rabandimi mis*terioz i planeve urbanistike si ai i Shik Jellakut për Daka Davidoviqin, honoraret për parazitët që marrin rroga pa bë punë, dhe vonesat 3-4 mujore të punës me djersë të puntorëve të NPK-së.

Fitoi besimi ynë se Tetova duhet të bëhet një qytet ku mund të jetojmë dhe jo të mbijetojmë.
Neve na kanë votuar ata që duan ndryshimin. Ne nuk do të ndërhyjmë në zgjedhjen e qytetarëve, por është e qartë se mbështetja për ne është mbështetje për ndryshim për Tetovën.

Kryetarin e ri e pret shumë punë dhe llogaridhënie në 4 vitet e ardhshme!
Më mirë për ju! Më mirë për Tetovën!
Ju faleminderit!

@tn.lajmelokale
@tetovanews