Kandidati i Aleancës për Shqiptarët, Idri Istrefi që garon kundër Ramiz Merkos në rrethin e dytë zgjedhorë në Strugë sonte zyrtarisht ka marrë mbështetjen e kandidatit të PDSH-së, Samir Murtezaoski, njofton monitor.mk
Për këtë njoftoi vet Istrefi përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, në të cilin shkruan se koalicioni për Strugën po shkon edhe më i sigurt.
“Rrugës sonë i’u bashkua edhe kandidati i PDSH-së, z. Samir Murtezoski. Kandidati i PDSH-së, Samir Murtezoski qëndron pas Idri Istrefit në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Murtezoski fton të gjithë përkrahësit e tij, por edhe të gjithë qytetarët tjerë që ta votojnë Idri Istrefin, si të vetmen shpresë për Strugën. Është koha që më në fund t’i thuhet stop Ramiz Merkos dhe keqpërdorimeve të shumta në Komunën e Strugës”, ka shkruar Merko.