Ballina Aktualitet Takimi në Gostivar/ Hoxha dhe Taravari deklarohen pas takimit (VIDEO)

Takimi në Gostivar/ Hoxha dhe Taravari deklarohen pas takimit (VIDEO)

Sot në Gostivar u takuan sekretarët e Aleancës për Shqiptarët dhe Lëvizjes BESA, Arben Taravari dhe Arjanit Hoxha.

Pas takimit Hoxha bëri të ditur se komunikim mes dy partive ka pasur pasur edhe para zgjedhjeve, por nuk tregoi detaje.
“Patëm një takim miqësor dhe biseduam në përgjithësi për rezultatin e zgjedhjeve. Çështjet e koalicion*imeve u takojnë organeve të partisë. Ne kemi pasur komunikim edhe para zgjedhjeve dhe kështu nuk dua më tepër të hy në detaje për të gjithë atë që mund të krijohet si spekulim.“

Pas takimit ka folur edhe Arben Taravar,i i cili për TV21 tha se takimi ka qenë i rastësishëm, pasi Hoxha ka kaluar në Gostivar.
“Ky rastësisht kaloi në Gostivar, u takuam, pimë kafe dhe hëngrëm nga një drekë dhe kaq”, tha Taravari.