Elmi Aziri nga Aleanca për Shqiptarët në Click Plus ka bërë të ditur se koalicioni opozitar, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa është e gatshme të përkrahë kandidatin për kryetar të Tetovës nga Lëvizja Besa, Bilall Kasamin në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale.
“Kë do ta përkrahim ne, jo vetëm në Tetovë,… edhe në Tetovë, edhe në Bogovinë, edhe në Vrapçisht, edhe në Tearcë, sovrani, qytetari e ka dëshmuar dhe na e ka treguar rrugën se kush kë duhet ta përkrahë. Natyrisht, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa si bllok opozitar ne jemi të gatshëm që ta përkrahim Bilall Kasamin në komunën e Tetovës.
Po, po, është Bilall Kasami ai që duhet të vijë. Unë mendoj se Bilall Kasami, aq më tepër që është kryetar partie e ka vendin që të vijë për të kërkuar përkrahje, sepse Bilall Kasami është në garë ashtu siç kërkuam në rrethin e parë. Në këtë situatë kur kemi vetëm dy kandidatë, Bilall Kasami është e natyrshme që të hapë rrugën dhe të kërkojë përkrahje”, tha Aziri./TV21

![Polakët kanë frikë nga inteligjenca artificiale. Sondazhi tregon përmasat [SONDAZH]](https://tetovanews.info/wp-content/uploads/2026/10/bfhk9kpTURBXy84NGQ2OTZiMGU2N2Q5OTQxZTI1YWMxZjI2ZmQxZmQ2MS5qcGeSlQMAAM0HgM0EOJMFzQVkzQKy3gACoTAGoTEB-238x178.avif)




![Polakët kanë frikë nga inteligjenca artificiale. Sondazhi tregon përmasat [SONDAZH]](https://tetovanews.info/wp-content/uploads/2026/10/bfhk9kpTURBXy84NGQ2OTZiMGU2N2Q5OTQxZTI1YWMxZjI2ZmQxZmQ2MS5qcGeSlQMAAM0HgM0EOJMFzQVkzQKy3gACoTAGoTEB-300x160.avif)






![Polakët kanë frikë nga inteligjenca artificiale. Sondazhi tregon përmasat [SONDAZH]](https://tetovanews.info/wp-content/uploads/2026/10/bfhk9kpTURBXy84NGQ2OTZiMGU2N2Q5OTQxZTI1YWMxZjI2ZmQxZmQ2MS5qcGeSlQMAAM0HgM0EOJMFzQVkzQKy3gACoTAGoTEB-100x75.avif)
