Teuta Arifi në një konferencë për media ka pranuar humbjen nga Bilall Kasami duke i uruar sukses në udhëheqjen e qytetit për 4 vitet e ardhshme.
Ishte kjo një fushatë mjaft intensive, mirëpo si gjithmonë që kemi thënë janë qytetarët ata që vendosin. Qytetarët e Tetovës kanë vendosur që të kenë udhëheqësi tjetër komunale dhe unë e pranoj këtë verdikt. Kundërkandidatit tim i uroj sukses në udhëheqjen e Tetovës” ka thënë Teuta Arifi