Ballina Aktualitet Zoran Zaev jep dorëheqje nga pozita e kryeministrit dhe kryetarit të LSDM-së...

Zoran Zaev jep dorëheqje nga pozita e kryeministrit dhe kryetarit të LSDM-së (VIDEO)

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, njëkohësisht kryetari i LSDM-së Zoran Zaev ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit dhe kryetarit të partisë.

Ai këtë e bëri në një konferencë për media në Shkup, ku ka uruar kundërshtarët politikë për fitoren në zgjedhjet lokale.

“Jap dorëheqje nga pozita e kryeministrit dhe nga pozita e kryetarit të LSDM-së”, tha Zaev duke shtuar se ai personalisht merr përgjegjësi për humbjen në zgjedhje.

Partia e Zaev nuk shënoi rezultate të mira në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut.

https://youtu.be/LgdC4akFsJY

Bonus video:

https://youtu.be/3KL6qd-CoFU