MPB ka dhënë informacione zyrtare nga a k s i d e n t i tragjik që ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën Shkup-Tetovë, ku si pasojë jetë ka ndërruar shoferja e makinës së a k s i d e n t u a r.
Nga MPB thonë se makina ka qenë me targa të SHBA-së ndërsa shoferja ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
“Sot (21 tetor) rreth orës 10:50 ,në Sektorin për Punë të Brendshme të Tetovës është raportuar se në autostradën Shkup-Tetovë, në afërsi të mbilkalimit të Debërcës, gjegjësisht në fillim të lokalitetit “Erebinë”, vetura “Toyota Rav” me targa të huaja (targa amerikane), e drejtuar nga 45-vjeçarja F.L. nga Dobroshti i Tetovës, e cila ishte vetëm në automjet, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Në këtë aksident F.L. ka pësuar lëndime të rënda trupore nga të cilat ka ndërruar jetë në vendinin e ngjarjes.
Vendi i a k s i d e n t i t po inspektohet nga Prok*urori Publik, në të cilin po merr pjesë edhe ekipi nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë”, njoftojnë nga MPB.
https://youtu.be/iIM8JIjmSdc